Mbyllen pa fitues ndeshjet Llapi – Ferizaj dhe Prishtina – Gjilani

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme në Superligë. Llapi – Ferizaj dhe Prishtina – Gjilani u mbyllën pa fitues, me rezultat 0:0, shkruan lajmi.net. Llapjanët kishin mundësi të vazhdonin ‘ëndrrën’ për një vend në garat evropiane, por nuk ia dolën. Ata përballë patën Ferizaj që është në zonën e rrezikshme…

Sport

07/05/2023 16:56

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme në Superligë.

Llapi – Ferizaj dhe Prishtina – Gjilani u mbyllën pa fitues, me rezultat 0:0, shkruan lajmi.net.

Llapjanët kishin mundësi të vazhdonin ‘ëndrrën’ për një vend në garat evropiane, por nuk ia dolën.

Ata përballë patën Ferizaj që është në zonën e rrezikshme në tabelë.

Në ndeshjen tjetër gjithashtu u luajt për Evropë.

Të dy skuadrat si Prishtina ashtu edhe Gjilani ‘luftojnë’ për garat evropiane, por nuk morën sot fitore.

Me rezultatet e sotme, Llapi qëndron në vendin e gjashtë me 42 pikë, Ferizaj në të nëntin me 35.

Kurse, Prishtina në vendin e katërt me 44 pikë, teksa Gjilani në të tretin me 51 sosh./Lajmi.net/