Mbushësi i rrejshëm i celularëve që po ua vjedhë të dhënat
Disa mbushës të celularëve që mund t’i blini në vende të ndryshme mund të jenë të rrejshëm, shfaqë një studim i publikuar në mediat e huaja.
Auto & Tek
Ajo pajisje e rrejshme që kinse ka për detyrë që vetëm ta mbushë celularin tuaj me energji në fakt është një pajisje spiune e cila është krijuar si një mbushës celulari.
Në fakt, kjo pajisje mund të vjedhë çdo të dhënë që ju e jepni në celularin tuaj dhe çdo shkronjë që ju e shtypni në tastierën tuaj të celularit, transmeton Lajmi.net.
Dhe, më e keqja është se ato të dhëna dërgohen menjëherë tek krijuesit e kësaj pajisje. Mbushësi vazhdon të punojë edhe vetëm nëse e hiqni celularin nga ai por e lëni të futur në prizë, pasi që vetëm shtiret kinse nuk është duke punuar.
Këto pajisje janë ndërtuar nga Samy Kamkar (të njëjtit që hakeruan Myspace dhe platforma të tjera të njohura) të cilat i ka quajtur “KeySweeper”.
Përpara se të bëni panik dhe ta hidhni atë në shportë, më mirë kontrollojeni njëherë mbushësin e celularit tuaj.