Mburrja e deputetit të LDK-së: Nuk u përmbushën dëshirat e atyre që deshën dështimin tonë

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të partisë.

Lajme

03/08/2019 19:47

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pritjet e atyre që deshën ta shohin dështimin e LDK-së, nuk janë përmbushur.

Madje tha se Isa Mustafa u zgjodh në përputhje me statutin.

Ai ka cituar fjalët e Mustafës se do të ketë shumë hapësira për të rinjtë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Nuk u permbushen pritjet e atyre qe deshen te shohin deshtimin e LDK-se. Suksesshem dhe ne perputhje me rregullat statutare te partise, LDK-ja zgjodhi Kryetarin Isa Mustafa dhe Keshillin e Pergjithshëm.
Kryetari Mustafa, ne paraqitjen e pare pas marrjes se mandatit ka thene se LDK-ja do te fitoj garen nacionale dhe ka premtuar me shume hapsirë e mundesi per brezin e ri.
Dega e Prizrenit, ne Keshill do te perfaqesohet nga;
Anton Quni
Hatim Baxhaku
Haxhi Avdyli
Sadije Osaj Jakupi
Xhavit Ukaj dhe
Driton Selmanaj

Urime dhe na prifte e mbara! /Lajmi.net/