Mbrojtja më e fortë në ligat kryesore evropiane (FOTO)
Skuadra e Atletico Madridit e ka mbrojtjen më të fortë në ligat kryesore evropiane.

Sport
Atletico Madrid i ka pranuar vetëm tetë gola në 21 ndeshjet e zhvilluara në La Liga këtë edicion.
Los Colchoneros gjithashtu kanë më së shumti ndeshje pa pësuar gol. Ata e kanë mbajtur portën e paprekur në 14 takime.
Pas tyre vijnë Bayern Munich, PSG, Inter, Juventus, dhe Barcelona, si skuadrat me numër më të vogël të golave të pësuar deri më tani, nëpër ligat përkatëse, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.
Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone përballet sot me Barcelonës në Camp Nou, ndeshje kjo që do të jetë një test i vështirë për mbrojtjen e klubit madrilien.