Mbrojtësi i Liverpool huazohet tek skuadra e Championship

Liverpool ka një numër të konsiderueshëm të mbrojtësve për sezonin e ri, pas transferimit të Ibrahima Konates, dhe rikthimeve të Van Dijk e Gomez nga lëndimet.

Sport

14/08/2021 12:21

Me një numër të madh mbrojtësish aktualisht në skuadër, Liverpool po konsideron që të pastroj listën, dhe njëri mbrojtës që do të largohet nga “Të Kuqtë” është Ben Davies, i cili do të huazohet tek skuadra e Sheffield United, raporton ‘SkySports’.

Një marrëveshje për huazim një-vjeçar është arritur këtë mëngjes dhe detajet përfundimtare janë duke u rregulluar që ai të përfundojë lëvizjen në fillim të javës tjetër.

Davies ka qenë zgjedhja numër një për menaxherin e ri të Sheffield, Slavisa Jokanovic.

Bisedimet kanë vazhduar për një kohë dhe Sheffield donte opsionin për të blerë Davies – por kjo u refuzua nga Liverpool.

Kuqezinjtë kishin planifikuar ta mbanin Davies si rezervë, por Rhys Williams thuhet se i ka bërë përshtypje Jurgen Klopp në para-sezon, dhe Davies ka nevojë për lojëra të rregullta.

Davies iu bashkua Liverpoolit në një marrëveshje prej 2 milionë funtesh nga Preston në janar, por nuk ka bërë paraqitje në ekipin e parë. /Lajmi.net