Mbrojtësi i Atletico Madridit: Kosova nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë
Mbrojtësi i Atletiko Madridit, David Hancko, është shpallur futbollisti i vitit në Sllovaki. 28-vjeçari, gjatë pranimit të këtij çmimi, ka folur edhe për përballjen me Kosovën, e cila zhvillohet ditën e enjete, me 26 mars. Ai tregon se pas bisedave që kishte me bashkëlojtarin, porterin slloven, Jan Oblak dhe trajnerin e Sllovakisë, Francesco Calzona, thotë…
Sport
Mbrojtësi i Atletiko Madridit, David Hancko, është shpallur futbollisti i vitit në Sllovaki.
28-vjeçari, gjatë pranimit të këtij çmimi, ka folur edhe për përballjen me Kosovën, e cila zhvillohet ditën e enjete, me 26 mars.
Ai tregon se pas bisedave që kishte me bashkëlojtarin, porterin slloven, Jan Oblak dhe trajnerin e Sllovakisë, Francesco Calzona, thotë që Kosova nuk do të jetë kundërshtar i lehtë, duke theksuar edhe faktin se skuadra ”Dardane” ka vlerë më të madhe në tregun e transferimeve se kombëtarja e Sllovakisë.
“Trajneri Francesco Calzona na kujtoi gjithashtu se ata janë më të vlefshëm se ne për sa i përket vlerës së tregut të skuadrës së tyre, ata ishin në një grup me Zvicrën, Slloveninë, Suedinë dhe përfunduan të dytët. Ne folëm shumë për këtë me shokun tim të skuadrës sllovene në klub, Jan Oblak. Padyshim që nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë dhe na pret një ndeshje e vështirë. Unë tashmë kam njëfarë përvoje nga “finalet” kur vendoset në një ndeshje. Ato nuk janë gjithmonë më të bukurat, shpesh gjërat e vogla vendosin. Kemi dy seanca stërvitore kyçe përpara nesh para Kosovës. Besoj se do të përgatitemi sa më mirë të jetë e mundur dhe me ndihmën e tifozëve tanë të shkëlqyer, do ta menaxhojmë.”, ka deklaruar David Hancko.