Mbreti ëndërronte Filmin
“Nëse nuk koncentrohem në film, nuk do të bëhem i pavdekshëm”, shkroi Jackson në ditarin e tij. “Më i mirë se Gene Kelly dhe Fred Astaire. Më i madhi i të gjitha kohërave”.
ShowBiz
Michael Jackson ishte Mbreti i Padiskutueshëm i Pop’it, por disa faqe të ditarit të tij të publikuar rishtas, zbulojnë se ikona e muzikës planifikonte të bëhej edhe yll filmi.
“Nëse nuk koncentrohem në film, nuk do të bëhem i pavdekshëm”, shkroi Jackson. “Më i mirë se Gene Kelly dhe Fred Astaire. Më i madhi i të gjitha kohërave”.
Ditari është pjesë e dëshmive të procesit gjyqësor, në të cilin familja Jackson e ka paditur kompaninë promovuese AEG Live, që ishte përgjegjëse për turneun e fundit, të parealizuar për shkak të vdekjes tragjike.
Në ditarin e tij, Jackson bënte plane për ta lansuar “Turneun e Fundit” dhe të merrte leksione aktrimi. Gjithashtu dëshironte ta krijonte një franshizë dhe ishte i interesuar ta bënte një film për Sinbad detarin në stilin e “Jack The Giant Killer”. Për t’i arritur këto qëllime, Jackson synonte të bashkëpunonte me Simon Fuller, krijuesin e “American Idol”.
“Ta realizoj një film në vit gjatë pesë viteve të ardhshme. Simon Fuller… Ta thërras vetë Fueller’in”.
Avokatët e familjes Jackson insistojnë që shënimet në ditar të pranohen si fakte për planet e tij të mëdha. Mirëpo, ekipi i AEG i hedh poshtë këto pohime, duke thënë se ditari nuk ka datë të saktë, prandaj nuk është e qartë se çfarë qëllimesh kishte Jackson. Gjykata ende nuk ka marrë vendim.
Michael Jackson kishte ëndrra të mëdha. Ai e dëshironte linjën e tij të pijeve të gazuara, biskotave dhe lojërave elektronike, si dhe “MJ Radio London” dhe “MJ TV”.
A.M