Mbretëresha Elizabeth u tërbua kur ia pa veshur, lady Diana u fut në telashe vetëm pse veshi këtë fustan
Lady Diana dukej magjepsëse teksa kërcente në krahët e aktorit të njohur, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fustani i saj velvet blu, i cili u quajt i guximshëm për një princeshë, për shkak të dekoltesë së hapur.
Fun
Aksidenti tragjik i 31 gushtit 1997 do të shënonte ndarjen nga jeta të një prej pjesëtarëve më të dashur të familjes mbretërore britanike, Lady Dianës.
E njohur për karakterin rebel, ajo do të merrte shpeshherë vendime të cilat jo në pak raste kanë thyer kodet dhe protokollet e ngurta të etikës mbretërore si për shembull kërcimi i famshëm me John Travolta-n në “Shtëpinë e Bardhë” që shkaktoi shumë polemika për kohën.


Lady Diana dukej magjepsëse teksa kërcente në krahët e aktorit të njohur, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fustani i saj velvet blu, i cili u quajt i guximshëm për një princeshë, për shkak të dekoltesë së hapur.
Një fustan, që sipas burimeve të familjes mbretërore, ”tërboi” mbretëreshën Elizabeth, e cila asokohe kërkoi që fotot e Dianës të mos publikoheshin, ndonëse nuk arriti ta pengonte këtë gjë.

Në qershor të vitit 1997, vetëm dy muaj para vdekjes së saj, Diana e nxori fustanin në ankand për 100,000 paund. Paratë e fituara nga ankandi shkuan për bamirësi. /Lajmi.net/