Mblidhet ZRrE-ja, në rend dite shqyrtimi i aplikimeve të disa kompanive për licencim për furnizim me rrymë

Sot, më 5 shtator 2025, me fillim nga ora 09:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) po mban mbledhjen e nëntë me radhë për këtë vit. Sipas njoftimit zyrtar, në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje është paraparë shqyrtimi i aplikacioneve të disa kompanive për licencim në fushën e prodhimit të energjisë elektrike,…

Lajme

05/09/2025 08:24

Sot, më 5 shtator 2025, me fillim nga ora 09:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) po mban mbledhjen e nëntë me radhë për këtë vit.

Sipas njoftimit zyrtar, në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje është paraparë shqyrtimi i aplikacioneve të disa kompanive për licencim në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, transmeton lajmi.net.

Mbledhjet e rregullta të Bordit të ZRRE-së janë pjesë e punës institucionale për të siguruar transparencë, zhvillim të sektorit të energjisë dhe trajtim të barabartë për të gjithë aplikuesit në përputhje me kornizën ligjore në fuqi./lajmi.net/