Mblidhet LDK-ja, Imri Ahmeti: Kemi takim konsultativ

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për të zhvilluar një takim konsultativ lidhur me çështjet e brendshme të partisë. Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, dha detaje për mediat për këtë aktivitet. “Për çka jemi ftuar? Është takim i yni, takim konsultativ. Kemi takim për çështjet tona të brendshme…

Lajme

13/01/2026 14:03

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për të zhvilluar një takim konsultativ lidhur me çështjet e brendshme të partisë.

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, dha detaje për mediat për këtë aktivitet.

“Për çka jemi ftuar? Është takim i yni, takim konsultativ. Kemi takim për çështjet tona të brendshme të partisë. Për media dhe për publikun, pas takimit do të japim një deklaratë”, tha Ahmeti.

Ai u pyet gjithashtu nëse do të pranonte dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, nëse ai e paraqet një të tillë, por nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë:

“Nuk e di, do ta shohim tash për tash takimin”, shtoi ai shkurt./Lajmi.net/