​Mblidhet Kryesia e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të martën nënkryetarët dhe kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Disa prej nënkryetarëve të cilën hyn në selinë e LDK-së thanë se ky është një takim konsultativ, derisa nuk bën të ditur nëse do të jap…

Lajme

13/01/2026 14:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të martën nënkryetarët dhe kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Disa prej nënkryetarëve të cilën hyn në selinë e LDK-së thanë se ky është një takim konsultativ, derisa nuk bën të ditur nëse do të jap dorëheqje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se takimi i sotëm do të jetë vetëm konsultues.

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.11 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend.