Mblidhet komisioni për mandate, nis punën për hartimin e raportit të ri për mandatet

120 deputetë janë të pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Për herë të tretë radhazi, deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit janë mbledhur sot. Të njëjtit me të filluar seanca kanë votuar unanimisht për komisionin e zgjedhur nga seanca e parë. Të 120 deputetët e Kuvendit votuan që raporti i ri…

Lajme

19/04/2025 12:56

120 deputetë janë të pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Për herë të tretë radhazi, deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit janë mbledhur sot.

Të njëjtit me të filluar seanca kanë votuar unanimisht për komisionin e zgjedhur nga seanca e parë.

Të 120 deputetët e Kuvendit votuan që raporti i ri i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit të hartohet nga përbërja paraprake e këtij komisioni, që u zgjodh më 15 prill.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se komisioni për 30 minuta duhet të takohet dhe të hartojë raportin e ri e më pas të dërgohet në sallë plenare për votim.

Tashmë deputetët janë shpërndarë deri në kohën kur pjesëtarët e komisionit të kryejnë këtë procedurë./Lajmi.net/

Deputetët votojnë unanimisht për komisionin ekzistues nga seanca e parë- Pritet të “zhbllokohet” situata