Mbingarkesë në rrjet gjatë orëve të pikut, KEDS bën thirrje për përdorim racional

Korporata Energjetike e Distribuimit (KEDS) ka njoftuar se sistemi elektrik ka arritur ngarkesën më të lartë për muajin Dhjetor, duke regjistruar 1,365 MË gjatë intervalit kohor 22:00–23:00. Sipas KEDS, kjo shifër paraqet një rritje prej rreth 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ngarkesa kishte qenë 1,283 MË. Ndërkaq,…

Lajme

22/12/2025 17:19

Korporata Energjetike e Distribuimit (KEDS) ka njoftuar se sistemi elektrik ka arritur ngarkesën më të lartë për muajin Dhjetor, duke regjistruar 1,365 MË gjatë intervalit kohor 22:00–23:00.

Sipas KEDS, kjo shifër paraqet një rritje prej rreth 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ngarkesa kishte qenë 1,283 MË. Ndërkaq, krahasuar me javën e kaluar, konkretisht më 14 dhjetor 2025, kur ngarkesa ishte 1,223 MË, është shënuar një rritje prej 11.6 për qind vetëm brenda një jave.

Tendenca në rritje e konsumit ka shtuar edhe aktivitetet operative në Rrjetin e Shpërndarjes. KEDS bën të ditur se, sipas njoftimeve nga KOSTT, ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike kanë qenë kryesisht të domosdoshme në disa stacione gjatë orëve të pikut.

Ndërprerjet janë evidentuar në këto zona:

Rahovec: deri në 10 MË

Prizreni 1: mbi 11 MË

Lipjan: 3–5 MË

Gjilani 1: 3–5 MË

Therandë: rreth 3 MË

Po ashtu, ndërprerje të tjera janë raportuar edhe në Viti, Prizren IV dhe Shupkovc.

Për të shmangur mbingarkesat në sistem, KEDS thekson se gjatë vitit janë ndërmarrë veprime balancuese për rishpërndarjen e ngarkesave. Në fund, kompania u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale, veçanërisht gjatë orëve të pikut. /Lajmi.net/