Mbikalimi te rrethi i flamurit- Mbeturinat e gjendja e mjerueshme që pamundësojnë kalimin e këmbësorëve

Mbikalimi te rrethi i flamurit në gjendje jo të mirë. Mbeturina të shumta, strehë për përdoruesit e substancave narkotike, personat pa strehë, çdo gjë përveç funksionit që ky mbikalim duhet të ketë. Kalimin e këmbësorëve. Gazetarja e lajmi.net në një vizitë që i bëri vendit, e përshkruan detajisht edhe gjendjen e hapësirës aty. Qese plastike,…

Lajme

17/10/2024 20:48

Mbikalimi te rrethi i flamurit në gjendje jo të mirë.

Mbeturina të shumta, strehë për përdoruesit e substancave narkotike, personat pa strehë, çdo gjë përveç funksionit që ky mbikalim duhet të ketë. Kalimin e këmbësorëve.

Gazetarja e lajmi.net në një vizitë që i bëri vendit, e përshkruan detajisht edhe gjendjen e hapësirës aty.

Qese plastike, cigare, mbeturina, shiringa, barna e aromë e pakëndshme që nga hyrja e shkallëve e tutje.

“Unë mendoj që komuna e Prishtinës e ka një kompani të kontraktuar për pastrimin e këtyre llojeve të mbeturinave“, tha një qytetar referuar gjendjes aktuale të mbikalimit.

Madje qytetarët i hedhin fajin komunës për mos mbikëqyrjen e punës të tyre, për të cilën ata veçse paguhen./Lajmi.net