Mbi një mijë punëkërkues në muaj për 2022-ën, 70 mijë të papunë

Numri i personave të regjistruar si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për pesë muajt e parë të vitit 2022 është mbi pesë mijë persona, duke bërë që mesatarja e personave të cilët paraqiten pranë kësaj agjencie punësimi në muaj të jetë mbi 1000. Mbi 40% e këtij numri i përkasin moshës deri në 25-vjeç. Në total, numri i personave të papunë është rreth 70 mijë në nivel vendi, por që jo të gjithë personat që janë të papunë paraqiten pranë kësaj agjencie.

Lajme

02/07/2022 14:56

Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Shpëtim Kalludra, në një intervistë për KosovaPress, tregoi se përjashtuar vitin 2020 që ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkueseve për shkak të përftimit nga mbështetja qeveritare, numri prej 1000 punëkërkuesish në muaj është në vazhdimësi.

“Numri i punëkërkueseve të rinj të regjistruar në zyrat e punësimit brenda periudhës së këtij viti, prej janar-maj është 5.150 persona, ndërsa vetëm në muajin maj janë regjistruar 1.079… Ky numër ndoshta është numër konstant sikurse viteve tjera para pandemisë, por dallon shumë prej vitit të kaluar, duke pas parasysh se vitin e kaluar ne mesataren e kemi pas një numër më të vogël të punëkërkuesve të regjistruar edhe pse në 2020 ka pas një fluks të madh të regjistrimit të punëkërkuesve për shkak të pakos emergjente që ka qenë ndërlidhja atje që personi që përfiton të jetë i regjistruar edhe si punëkërkues dhe në këtë kontekst e kemi pas një numër të madh të punëkërkueseve të regjistruar. Mirëpo 2021 gjysmën e dytë të vitit ky trend i rritjes ka filluar të stabilizohet, kështu që hyrjet e punëkërkuesve të rinj në tregun e punës ose të regjistruar si të papunë në mënyrë konstante sillen rreth 1000 persona për muaj”, theksoi Kalludra.

Ndërsa ka treguar edhe për numrin e personave që janë të regjistruar si të papunë, Kalludra u shpreh se gmosha e dominuar e punëkërkuesve është 25-39 vjeç.

“Në total kemi më pak se 70.000 persona të regjistruar në nivel të Republikës, po është një numër i punëkërkueseve që në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe vazhdojnë papunësinë… 1:35 Nëse flasim të numri akumulues i punëkërkues, që është më pak se 70.000 persona të regjistruar, janë grupmosha e mesme 25-39 ajo që dominon, ndërsa kur krahasojmë me periudhën e këtij viti numri i punëkërkuesve të regjistruar sa i përket grupmoshës 15-24 është rreth 43 për qind e të regjistruarave… 2:04Një punëkërkues i cili vjen në zyre të punësimit për t’u regjistruar si i papunë, pas procesit të regjistrimit ai profilizohet dhe nga profilizimi i tij dhe interesat që shfaq para këshilltarit ne i ofrojmë shërbime tjera”, vijoi Kalludra.

Kalludra ka theksuar se Agjencia e Punësimit ofron edhe orientimin në karrierë, që punëkërkuesve t’iu ndihmojë ta gjejnë veten se ku janë më të aftë të operojnë.

“Në total kemi më pak se 70.000 persona të regjistruar në nivel të Republikës, po është një numër i punëkërkueseve që në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe vazhdojnë papunësinë. Nëse flasim te numri akumulues i punëkërkuesve, që është më pak se 70.000 persona të regjistruar, janë grupmosha e mesme 25-39 ajo që dominon, ndërsa kur krahasojmë me periudhën e këtij viti numri i punëkërkuesve të regjistruar sa i përket grupmoshës 15-24 është rreth 43 për qind e të regjistruarave”, tha Kalludra.

Kalludra ka theksuar se Agjencia e Punësimit ofron edhe orientimin në karrierë, që punëkërkuesve t’iu ndihmojë ta gjejnë veten se ku janë më të aftë të operojnë.

“Në qoftë se një punëkërkues kërkon një profesion të duhur ose nuk i ka ato shkathtësi që kërkohen në tregun e punës, ne e referojmë në njërën prej Qendrave të Aftësimit Profesional ku atij i bie më afër në aspektin e transportit dhe rrethanave të tjera të shkojë në njërën prej këtyre qendrave të marr një profesion i cili në një formë i ofron ose e drejton drejt një punësimi të sigurt”, është shprehur Kalludra.

Po ashtu, Kalludra ka njoftuar se edhe vetëdija e qytetarëve për të kërkuar punë është ngritur në krahasim me vitet e kaluara. Ai shtoi se fushat me kërkesë më të madhe janë ata më shkathtësi teknike, ndërsa shumë të ulëta janë shkencat sociale.

“Sa i përket harmonizimit të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës sot bizneset në Kosovë, kryesisht kërkojnë punëkërkues të cilët kanë shkathtësi teknike, profesionale dhe jo aq shumë, ose në masë të duhur profesionet që vinë nga shkencat sociale. Dhe një ndër profesionet që ndoshta kërkohen më së shumti vinë nga sektorët e inxhinierisë për shkak të zhvillimit teknologjik që sot ndodh, jo vetëm në Kosovë por gjithandej dhe në këtë aspekt po themi që ndoshta më i kërkuari mbetet programimi”, tha ai.