Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votim nga diaspora, shumica zgjedhin votimin me postë jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 17 majit 2026. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më 13 maj në orën 10:00 janë pranuar 67,685 kërkesa për regjistrim përmes platformës elektronike. Nga këto aplikime, 61,500 janë aprovuar, 5,858 janë…

Lajme

13/05/2026 12:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 17 majit 2026.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më 13 maj në orën 10:00 janë pranuar 67,685 kërkesa për regjistrim përmes platformës elektronike.

Nga këto aplikime, 61,500 janë aprovuar, 5,858 janë refuzuar, ndërsa 301 mbeten ende në shqyrtim.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 14,566 qytetarë janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1,605 kanë zgjedhur dërgimin e pakos me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa 45,329 votues do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kuti postare jashtë vendit.

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka nisur më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026. /Lajmi.net/