Mbi 500 mijë vota të numëruara, LVV: 48.1 për qind, PDK: 17,6 për qind, LDK: 13,4 për qind
Deri tani janë numëruar mbi 500 mijë vota të zgjedhjeve të sotme në Kosovë.
Lajme
Sipas rezultateve të deritanishme ku janë numëruar 503,352 vota, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 48,17 për qind të tyre, shkruan lajmi.net.
Partia Demokratike e Kosovës ka 17,67 për qind të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka 13,48 për qind të votave të përgjithshme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7,71 për qind.
Ky rezultat nuk e llogarit çelësin prej 20 ulëseve të garantuara në Kuvend të komuniteteve. /Lajmi.net/
