Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

Mbi 50% e popullsisë në botë është nën 30 vjeç.

13:27 | 22 Nentor 2020

Popullsia e të gjithë botës është shumë më e re se keni menduar…

Afërsisht 52% e popullsisë së botës është nën 30 vjeç, shkruan “SocialNomics”.

Vlerësohet se popullsia amerikane prej 310 milion është e barabartë me 4.5% të popullsisë botërore, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, popullsia e Kinës prej 1.33 miliardë përfaqëson pothuajse 20% të popullsisë botërore.

Ju lutemi vini re se Google dhe Facebook nuk dominojnë Kinën ashtu si bëjnë pjesë të tjera të botës, përkundrazi Baidu, QQ dhe Renren kryesojnë.

Shikimi i popullsisë në dritaret pesëvjeçare zbulon se 0-4 vjeç është segmenti më i madh. Kjo intuitivisht ka kuptim nga perspektiva e nivelit të vdekjeve në vendet në zhvillim.

Ndërsa shohim moshat e çdonjërit mbi 10 dhe nën 60 vjeç, grupi më i madh janë ata 20-24 vjeç. Grupi më i vogël janë ata 55-59.

Ndërsa meshkujt fillojnë si popullsi më të madhe, femrat jetojnë më gjatë deri në moshën 100 vjeç.

Një nga karakteristikat kryesore që mjekët kanë përcaktuar për njëqindvjeçarët (njerëzit që jetojnë deri në 100 vjeç) është se ata kanë jetë shoqërore aktive. /Lajmi.net/