Mbi 4300 vdekje nga ‘kërpudhat e zeza’ në Indi – Infeksioni që prek pacientët që kalojnë Covid-in

Një injeksion anti-fungus është ilaçi i vetëm efektiv kundër sëmundjes, thonë mjekët.

Fun

21/07/2021 15:27

Më shumë se 4300 njerëz kanë vdekur nga “kërpudhat e zeza” vdekjeprurëse në Indi, një epidemi në rritje që prek kryesisht pacientët me Covid-19, shrkuan BBC.

India ka raportuar 45,374 raste të këtij infeksioni të rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, transmeton lajmi.net.

Infeksioni prek hundën, sytë dhe ndonjëherë trurin, dhe zakonisht godet 12-18 ditë pas shërimit nga Covid. Mjekët thonë se kërpudhat kanë një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar Covid-in, dhe diabetikët janë në rrezik të veçantë.

Steroidet zvogëlojnë inflamacionin në mushkëri për Covid-19 dhe duket se ndihmojnë në ndalimin e disa dëmtimeve që mund të ndodhin kur sistemi imunitar i trupit kalon në mbingarkesë për të luftuar koronavirusin. Por ato gjithashtu zvogëlojnë imunitetin dhe shtojnë nivelet e sheqerit në gjak si tek diabetikët ashtu edhe tek pacientët jo-diabetikë me Covid-19. Është menduar se kjo rënie e imunitetit mund të shkaktojë raste të mukormikozës në diabetikë ose individë me imunitet të dobët, siç janë pacientët me kancer ose njerëzit me HIV / Aids.

Një injeksion anti-fungus është ilaçi i vetëm efektiv kundër sëmundjes, thonë mjekët.

Dy shtetet më të prekura janë Maharashtra dhe Gujarat, ku 1,785 njerëz kanë vdekur nga mukormikoza. Dr Raghuraj Hegde, një kirurg i syve me qendër në Bangalore, i cili ka trajtuar një numër pacientësh me mukormikozë, tha për BBC se kishte pasur nënvlerësim masiv të rasteve dhe vdekjeve nga sëmundja.

Rastet nuk po llogariteshin në mënyrën e duhur, sepse diagnostikimi ishte i vështirë në spitalet e vogla dhe në zonat rurale.

“Ne po shohim pacientë të cilët u trajtuan në mënyrë agresive për Covid-19 dhe dolën nga spitalet, duke u rikthyer me një infeksion të përsëritur, i cili manifestohet në përhapjen më të gjerë të sëmundjes në sy ose në tru”, -tha për BBC, Dr Akshay Nair, një kirurg syri me bazë në Mumbai. /Lajmi.net/