Mbi 35 minuta pritje në hyrje tek Dheu i Bardhë, në Merdare pritje 10 minutëshe
Numër i madh i mërgimtarëve veçse kanë filluar të vinë në Kosovë. Shumë prej tyre përmes linjave ajrore, e të tjerë përmes transportit tokësorë. Kësisoj në pikat kufitare në drejtim të Kosovës ka një numër të shtuar të automjeteve. Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet në pikat…
Lajme
Numër i madh i mërgimtarëve veçse kanë filluar të vinë në Kosovë.
Shumë prej tyre përmes linjave ajrore, e të tjerë përmes transportit tokësorë.
Kësisoj në pikat kufitare në drejtim të Kosovës ka një numër të shtuar të automjeteve.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet në pikat kufitare në hyrje të Kosovës janë rreth 40 minuta.
Tek Dheu i Bardhë pritja është 35 minuta, kurse në Merdarë deri në 10 minuta.
Kolonë prej 20 minutave ka edhe në Muçibabë ndërsa në pikat tjera është kolona deri në 10 minuta./Lajmi.net/
