Mbi 17 mijë familje marrin ndihmë sociale, ja cilat komuna kanë numrin më të madh të rasteve

Mbi 17 mijë familje vazhdojnë të jenë përfitues nga skema e ndihmes sociale. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në janar të këtij viti janë gjithsej 17 mijë e 940 familje, të cilat vazhdojnë të marrin ndihmë sociale. E numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale, vazhdojnë ta kenë komuna e Mitrovicës…

Lajme

24/02/2025 10:47

Mbi 17 mijë familje vazhdojnë të jenë përfitues nga skema e ndihmes sociale. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në janar të këtij viti janë gjithsej 17 mijë e 940 familje, të cilat vazhdojnë të marrin ndihmë sociale.

E numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale, vazhdojnë ta kenë komuna e Mitrovicës dhe ajo e Vushtrrisë.

Sipas të Dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në janar të këtij viti në Mitrovicë janë gjithsej 1 mijë 759 familje, të cilat marrin ndihmë sociale. E menjëherë pas Mitrovicës vjen Vushtrria me 1080 raste.

Edhe Gjakova vazhdon të jetë në mesin e komunave me numrin më të madh të rasteve sociale. Në janar të këtij viti në Gjakovë janë gjithsej 969 raste. Ndërsa në Lipjan janë 919 familje përfituese të ndihmës sociale.

Pas Lipjanit me numër të rasteve sociale renditet Peja me 881 raste, pastaj Prishtina me 868 raste të familjeve që marrin ndihmë sociale.

Pas Prishtinës me numër më të madh të rasteve vazhdon të jetë Klina me 710 raste, Gllogovci 667 raste, Fushë-Kosova me 662 raste, Skenderaj 617 raste dhe Prizreni me 610 raste.