Mbi 13 mijë pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë vitit 2025

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 ka pasur gjithsej 13,085 pacientë të shtrirë, duke dëshmuar rolin e tij kyç si institucion referues shëndetësor për rajonin perëndimor të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ky institucion, 94 për qind e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë nga komunat…

Lajme

14/01/2026 13:41

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 ka pasur gjithsej 13,085 pacientë të shtrirë, duke dëshmuar rolin e tij kyç si institucion referues shëndetësor për rajonin perëndimor të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ky institucion, 94 për qind e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë nga komunat e Rajonit të Pejës, çka tregon se shërbimet spitalore janë ofruar kryesisht për popullatën lokale dhe komunat përreth.

Struktura e pacientëve sipas komunave paraqitet si në vijim: nga Peja janë shtrirë 7,424 pacientë, nga Deçani 1,484 pacientë, nga Klina 1,591 pacientë, ndërsa nga Istogu 1,853 pacientë.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë bëhet e ditur se këto shifra konfirmojnë se ky institucion mbetet shtylla kryesore e kujdesit shëndetësor për qytetarët e rajonit, duke përballuar një fluks të madh pacientësh dhe duke ofruar shërbime spitalore për shumicën dërrmuese të banorëve të komunave përreth. /Lajmi.net/