Mbi 100 të arrestuar në Prizren, e raportimet se s’ka vende në burgje, Shërbimi Korrektues njofton se ka 800 shtretër të lirë

Pas raportimeve në media për supozuar mungesë kapacitetesh në burgje pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prizren për manipulim të votave, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka dalë me reagim. Sipas SHKK-së, “aktualisht në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës mbahen gjithsej 1,758 të burgosur”, ndërsa “kapacitetet e lira janë rreth 800 shtretër”. Për…

Lajme

23/01/2026 13:22

Pas raportimeve në media për supozuar mungesë kapacitetesh në burgje pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prizren për manipulim të votave, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka dalë me reagim.

Sipas SHKK-së, “aktualisht në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës mbahen gjithsej 1,758 të burgosur”, ndërsa “kapacitetet e lira janë rreth 800 shtretër”. Për këtë arsye, thekson SHKK, “pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë” dhe institucionet kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja.

SHKK shton se, “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për opinionin publik nga SHKK

Pas informacioneve që po qarkullojnë në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, njoftojmë opinionin publik se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1 758 të burgosur. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete të lira rreth 800 shtretër, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës./lajmi.net/