“MBD”, treshja që Real Madrid synon ta sjellë gjatë afatit të verës

Skuadra e Real Madrid ka një buxhet të madh për të shpenzuar gjatë afatit të verës. Më shumë se 300 milionë euro janë në tavolinën e trajnerit Carlo Ancelotti të siguruar nga fitimet e klubit dhe nga vet presidenti, Florentino Perez. Ajo që po raportohet në mediat e huaja është se klubi madrilen tashmë ka…

Sport

16/05/2023 13:55

Skuadra e Real Madrid ka një buxhet të madh për të shpenzuar gjatë afatit të verës. Më shumë se 300 milionë euro janë në tavolinën e trajnerit Carlo Ancelotti të siguruar nga fitimet e klubit dhe nga vet presidenti, Florentino Perez.

Ajo që po raportohet në mediat e huaja është se klubi madrilen tashmë ka në shënjestër tre super emra të futbollit europian, shkruan Lajmi.net

Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Alphonso Davies.

Tashmë një marrëveshje me lojtarin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham thuhet se është arritur dhe se lojtari është pajtuar me kushtet që ka ofruar klubi nga La Liga.

Kurse Kylian Mbappe, po vazhdon të përballet me probleme në ekipin e Paris Saint-Germain dhe një transferim i tij në “Santiago Bernabeu” vazhdon të jetë i hapur.

Trajneri Carlo Ancelotti ka nevojë për një mbrojtës të krahut të majtë dhe Alphonso Davies është objektivi i tyre kryesor. Edhe pse Real Madrid pritet të tentoj te Achraf Hakimi, por nëse vendosin transferimin e Mbappe atëherë do të jetë vështirë t’ia marrin PSG-së dy yje përnjëherë./Lajmi.net/