Mbaron pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit

Pjesa e parë e duelit kryesor të javës së 16-të në Serie A mes AC Milan dhe Juventus është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1

Sport

06/01/2021 21:33

Dybala rikthehet në asistimin e golave dhe kësaj here asistoi për Chiesan 18′, i cili konkretizioi mjaftë mirë pasimin e tij.

Ndërsa, në minutën e 41 arriti që Davide Calabria të barazoi rezultatin pas asistimit të Rafael Leaos.

Në këtë pjesë të parë po shohim një dominim të Zonjës së Vjetër në kontrollimin e topit, mirëpo rastet po vijnë nga të dyja palët./Lajmi.net/