Mbappe s’është i lumtur te PSG, nuk po i dalin premtimet që iu dhanë kur nënshkroi rinovimin

Kylian Mbappe s’është në situatë aspak të mirë te skuadra e Paris Saint-Germain. Ylli francez, Kylian Mbappe nuk po kalon në momentin më të mirë të mundshëm. Lojtari ishte pranë kalimit te skuadra e Real Madrid, por në fund vendoste të vazhdonte me PSG. Por, premtimet që iu dhanë lojtarit për të nënshkruar rinovimin duket…

Sport

10/10/2022 19:01

Kylian Mbappe s’është në situatë aspak të mirë te skuadra e Paris Saint-Germain.

Ylli francez, Kylian Mbappe nuk po kalon në momentin më të mirë të mundshëm.

Lojtari ishte pranë kalimit te skuadra e Real Madrid, por në fund vendoste të vazhdonte me PSG.

Por, premtimet që iu dhanë lojtarit për të nënshkruar rinovimin duket se nuk po i dalin të realizuara.

‘Le Parisien’ shkruan se Mbappe fillimisht s’është i lumtur me pozitën që ia ka dhënë Christophe Galtier, përcjell lajmi.net.

Është pikërisht pozita ku ai po luan që nuk korrespondon me premtimet që iu dhanë lojtarit, shton e përditshmja franceze.

Mbappe së fundmi ka humbur lëvdatat që i merrte në baza javore. Tani, edhe sjelljet e tij që nuk lidhen me futbollin kanë filluar të vihen në pikëpyetje.

Mbetet të shihet se si do ta kalojë lojtari këtë krizë aktuale. /Lajmi.net/