Mbappe nuk ndikohet që nuk i’u bashkua Realit, shpallet lojtari më i mirë i muajit në Ligue 1

Hedhja poshtë e ofertës së PSG-së ndaj Realit për Kylian Mbappen duket se nuk e ka ndikuar francezin që të vazhdoj me paraqitje të mira me parisienët.

Sport

26/09/2021 14:03

Kylian Mbappe ka pasur një start fantastik me PSG-në, pasi qëndroi përfundimisht tek klubi francez.

22-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar tri asistime pas tetë paraqitjeve në Ligue 1 të Francës këtë sezon.

Mbappe tani është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit gusht në Ligue 1.

Ky është çmimi i 6-të i tij i fituar i muajit, duke e thyer rekordin e Zlatan Ibrahimovic i cili e mbante me pesë çmime të fituara të lojtari të muajit në ligën franceze.

Kujtojmë që francezi tashmë është në vitin e fundit të kontratës së tij, dhe nga qershori 2022 ai do të jetë i lirë, nëse nuk rinovon kontratën me PSG-në. /Lajmi.net