Mbappe: Nuk kam kërkuar asnjëherë nga PSG të transferojë ndonjë lojtarë

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe thotë se nuk ka kërkuar asnjëherë nga PSG të transferojë lojtarë.

Sport

13/06/2021 21:20

E ardhmja e 22-vjeçarit mbetet në dyshime, ngase i skadon kontrata vitin tjetër, kurse ka pasur spekulime se lojtari ka kërkuar lojtarë të nivelit të lartë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Mbappe në konferencë për shtyp ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar lojtarë nga presidentin Nasser Al-Khelaifi, ose drejtori sportiv, Leonardo.

“Nuk kam kërkuar asnjë lojtarë nga presidenti ose Leonardo. Jam lojtar i thjeshtë i futbollit”.

“Por, jam këtu për të përfaqësuar Francën. Nuk dua ta shqetësojë grupin”, deklaroi ai.

Real Madrid shihet si destinacioni i radhës për Mbappen./Lajmi.net/