Mbappe në mes të dy “zjarreve”, ende s’e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij

Kylian Mbappe nuk ka vendosur ende në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport

22/04/2022 09:45

Futbollisti vazhdon të jetë në mes të dy “zjarreve”, duke mos arritur ta ndajë mendjen plotësisht se cilën fanelë do ta veshë sezonin e ardhshëm.

Lojtari tash e sa kohë është në “llupën” e Real Madridit, por, të paktën sipas asaj që raporton Lequipe, ai vijon të jetë i papërcaktuar në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Familja e Mbappe është në pushime në Doha të Katarit dhe pikërisht këtu, sipas medieve franceze, mund të diskutohet në lidhje me një zgjatje të mundshme të kontratës së lojtarit me parisienët.

Kontrata e futbollistit skadon në verën e vitit 2023, me Realin që tenton ta “rrëmbejë” futbollistin në këtë merkato, përkundër pagesës së majme që do të detyrohet ta bëjë ndaj kryeqytetasve./Lajmi.net/