Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Realit – merr goditje në stërvitje

Kylian Mbappe është në dyshim për ndeshjen ndaj Real Madrid.

Sport

07/03/2022 15:28

PSG dhe Real Madrid do të luajnë ndeshjen kthyese të 1/16-ës së finales në Champions League, ku parisienët janë në epërsi 1:0 nga ndeshja e parë.

Lajmet e fundit nga Franca bëjnë të ditur se PSG mund të jenë me një mungesë të madhe, përcjell lajmi.net.

‘RMC’ bën të ditur se Kylian Mbappe është në dyshim, pasi ka marrë një goditje në stërvitje.

Lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, për të parë nëse ka ndonjë dëmtim.

Paraqitja e tij ndaj Real Madrid mbetet në dyshim. /Lajmi.net/