Mbappe largohet vetëm për një çmim nga PSG

Kylian Mbappe mund të jetë i lirë për një transferim në këtë verë, në qoftë se paguhen 150 milionë euro për të.

Sport

02/04/2021 10:24

Le Parisien raporton se çmimi i Mbappes është rreth 120 milionë euro deri 150 milionë, përcjell lajmi.net.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi dhe drejtori sporitv, Leonardo janë duke punuar pafund për ta bindur francezin të qëndrojë në skuadër.

Real Madrid është klubi që po vazhdon të përcjellë situatën e Mbappes për një kohë të gjatë dhe po shikon për një mundësi transferimi këtë merkato.

PSG është në një formë mjaftë të mirë dhe së bashku me Mbappen do të luajnë kundër Bayern Munich këtë muaj në kuadër të Ligën së Kampionëve./Lajmi.net/