Mbappe: Duhet të fitojmë edhe në Bernabeu – nuk kam vendosur për të ardhmen

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është deklaruar pas fitores së madhe ndaj Real Madridit.

Sport

15/02/2022 23:23

Francezi ishte mahnitës në përballjen ndaj gjigantit spanjoll, derisa realizoi golin e fitores në fundin e ndeshjes (90+4), shkruan lajmi.net.

I pyetur për këtë super paraqitje, Mbappe tha se duhet të fitojnë edhe në ndeshjen kthyese që të kualifikohen.

“Kam thënë që do jap më të mirën dhe më u deshtë ta dëshmoi këtë. E bëra herën e parë, tani duhet ta tregojë këtë edhe në Bernabeu”.

Tutje, Mbappe është pyetur sërish rreth të ardhmes, por prapë theksoi se nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Nuk kam vendosur për të ardhmen. Luaj për PSG-në, një ndër klubet më të mira në botë”.

“Kjo ndeshje që ka ndikim tek e ardhmja jote? Jo, nuk kam vendosur. Jap më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do ndodh në sezonin tjetër”, deklaroi ai për “Moviestar”

Përballja mes Realit dhe PSG-së zhvillohet me 8 mars./Lajmi.net/