Mbappe dhe Haaland te Reali? Xavi: Skuadra është më e rëndësishme se individët

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është pyetur për mundësinë që dyshja Erling Haaland dhe Kylian Mbappe t'i bashkohen Real Madridit.

Sport

16/03/2022 18:38

“Los Blancos” janë duke punuar që në javët e ardhshme të kompletojnë transferimin e dy yjeve, me Haaland që ishte i lidhur edhe me kalimin te Barcelona para disa javëve, transmeton lajmi.net.

I pyetur për mundësinë që rivali të përforcohet me dyshen, tekniku spanjoll tha se skuadra është më e rëndësishme se individët.

“Asgjë nuk ka ndodhur deri tani, të jap mendim për transferime para kohe, nuk e shoh të arsyeshme. Në futboll, skuadra është më e rëndësishme se individët. Nëse individët punojnë për skuadrën, është më e mira. Skuadra është parësore”.

Ndërkohë, raportohet se kalimi i Mbappes te Reali është thuajse e kryer, derisa sa i përket Haaland, norvegjezi është duke u kërkuar me ngulm edhe nga Man City./Lajmi.net/