Mbajini mend mirë, këto 5 zakone të thjeshta mund t’ju zgjasin jetën nëse nuk i neglizhoni

Mos u shtrini në divan...

Fun

20/04/2021 15:41

Ndoshta nuk e kishit menduar, por edhe këpucët ndikojnë në jetëgjatësi, transmeton lajmi.net.

Bright Side na tregon 5 zakone të përditshmërisë që mund t’ua zgjasin jetën. Janë zakone të thjeshta, por efektive.

Vishni këpucë të rehatshme

Gjërat që na sjellin gëzim dhe rehati në mënyrë indirekte zgjasin jetën tonë. David Rosenbaum, një profesor 65-vjeçar tregon se sekreti i jetëgjatësisë janë këpucët e rehatshme. Këpucët na ndihmojnë të kontrollojmë veprimtarinë tonë: duke veshur këpucë të rehatshme, ecim rreth 10.000 hapa në ditë që është e rëndësishme për shëndetin tonë.

Mos u shtrini në divan

Ju mund ta zgjasni jetën nëse ulni sasinë e kohës që kaloni duke qëndruar ulur në zyrë ose duke u shtrirë në divan përpara televizorit. Nuk rekomandohet të uleni më shumë se 2 orë ose të kaloni më shumë se 2 orë para televizorit në ditë. Nëse ndiqni këto rregulla, ju do të zgjasni jetën tuaj për afro 3 vjet.

Flini më shumë në fundjavë

Mos e fajësoni më veten që flini tepër në fundjavë. Bazuar në studimet e Torbjörn Akerstedt, një shkencëtar nga Suedia, gjumi në fundjavë mund të na shpëtojë nga problemet shëndetësore dhe madje zvogëlon rrezikun e një vdekje të parakohshme.

Pastroni shtëpinë rregullisht

30 minuta aktivitet fizik në ditë dhe 5 herë në javë reduktojnë rrezikun e vdekjes të shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo teori u provua nga Scott Lear dhe kolegët e tij nga McMaster University. Përveç kësaj, nuk keni nevojë as të shkoni në palestër. Mund të bëni punët e shtëpisë: si larja e dyshemesë ose fshirja e pluhurave. Këto aktivitete ju ndihmojnë. Nëse keni kohë për të ecur, ose zgjidhni të shkoni në punë në këmbë, pasi kjo gjë i bën mirë shëndetit tuaj.

Kurseni para për të ardhmen

Sa më shumë vite kalojnë, ndodh që më keq i përjetoni problemet financiare. Prandaj ajo çfarë sugjerojnë ekspertët financiarë është një kursim të ardhurash 10 vite përpara se të dilni në pension në mënyrë që të mos panikoheni më vonë. Stresi i të mos pasurit para nuk kontribuon në shëndet të mirë. /Lajmi.net/