Mbahet kampionati i parë i “goditjeve me shuplaka” për meshkuj

Kampionati i parë "i goditjeve me shuplaka" u zhvillua në Krasnoyarsk. Ai ishte pjesë e festivalit sportiv "Siberian Power Show".

Fun

21/03/2019 16:47

Në garë, burrat kthehen për të goditur kundërshtarin e tyre në faqe derisa njëri prej tyre të heqë dorë ose të skualifikohet, transmeton lajmi.net.

Vetëm një kuti e gjatë qëndron në mes të kundërshtareve, për të ofruar mbështetje dhe ekuilibër pas çdo shuplake.

Ndryshe nga sportet e ngjashme si boksi, pjesëmarrësit nuk mund të shmangë goditjet e kundërshtarëve të tyre. /Lajmi.net/

YouTube player