Mbahet Forumi Kosovë-Shqipëri, Kurti: Janë vënë në zbatim 53 marrëveshje të reja ndër-shtetërore
Në Gjakovë është mbajtur sot Forumi i Zhvillimit Rajonal Kosovë-Shqipëri me temë “Mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri”. Kryeministri Albin Kurti tha se mes Kosovës dhe Shqipërisë janë vënë në zbatim 53 marrëveshje të reja, transmeton lajmi.net. “Kryeministri Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë Forum, prezantoi të arriturat gjatë këtyre dy viteve e gjysmë midis…
Lajme
Në Gjakovë është mbajtur sot Forumi i Zhvillimit Rajonal Kosovë-Shqipëri me temë “Mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri”.
Kryeministri Albin Kurti tha se mes Kosovës dhe Shqipërisë janë vënë në zbatim 53 marrëveshje të reja, transmeton lajmi.net.
“Kryeministri Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë Forum, prezantoi të arriturat gjatë këtyre dy viteve e gjysmë midis dy qeverive, të dy republikave asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, duke treguar se janë arritur dhe vënë në zbatim 58 marrëveshje të reja, ose gati 1/3 e të gjitha marrëveshjeve, me ritëm gati 4 herë më të shpejtë se gjatë gjithë viteve të mëparshme, nga 184 marrëveshje sa ishin gjithsej. Po ashtu ai shtoi se marrëveshjet e arritura dhe në realizim e sipër e korrigjojnë të kaluarën izoluese dhe hapin mundësi e shanse të reja për ndërmarrësit, për studentët, për qytetarët si prodhues e si konsumatorë”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Kryeministri Kuri ka shtuar se nga viti 2019 deri në 2022 janë rritur investimet nga Shqipëria në Kosovë.
“Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 në vitin 2022 janë rritur ndjeshëm dhe shprehur në vlera në vitin 2019 ishin në 15.2 milionë euro, ndërkaq në vitin 2022 kanë mbërri shifrën prej 79.7 milionë euro”, thuhet tutje.