Mbahet festivali i xhudos për fëmijët
Trajneri i xhudos, Driton Kuka duke folur për festivalin e xhudos për fëmijët, ka thënë se Kosova – shtet i xhudos, është projekt që gjatë kësaj jave me demonstrime në Pejë e Prishtinë, si dhe garat e fëmijëve ka përfshirë në aktivitete afër 3000 fëmijë. Sipas tij, gara miqësore mes fëmijëve nga disa klube të…
Sport
Trajneri i xhudos, Driton Kuka duke folur për festivalin e xhudos për fëmijët, ka thënë se Kosova – shtet i xhudos, është projekt që gjatë kësaj jave me demonstrime në Pejë e Prishtinë, si dhe garat e fëmijëve ka përfshirë në aktivitete afër 3000 fëmijë.
Sipas tij, gara miqësore mes fëmijëve nga disa klube të qytetit, grupmoshat fatos e ciciban performuan bukur sot në Qendrën Nacionale.
“Trenerët e tyre, Majlinda, Admirimi, Fatosi, Fatmiri e Kreshniku u ndanë të kënaqur me luftërat e tyre. Në fund të gjithë fituan medalje e dhurata për luftërat në garën miqësore. Kënaqësi të shohim rritjen e sportit me 3 të arta Olimpike”, ka shkruar ai./Lajmi.net/