Matthaus flet për kalimin e Sane te Bayerni

Lothar Matthaus është shumë i sigurt se Leroy Sane do bëjë një lëvizje duke u larguar nga Manchester City, për t’u transferuar te Bayern Munich.

Sport

14/07/2019 18:58

Sane, 23-vjeçar, ka qenë i lidhur me kalimin te gjigantët e Bundesligës pas tre sezoneve me Cityn, ku ka fituar dy tituj të Premierligës.

Bayerni dhe legjenda gjermane Matthaus janë të sigurtë se Sane, që ka kontratë deri në vitin 2021, do të luajë në ‘Allianz Arena’, transmeton lajmi.net.

“Një lojtar që, në sytë e mi, do t’i kënaqë tifozët e Bayernit vitin e ardhshëm është Leroy Sane. Jam i sigurtë se do të shkojë në Mynih”, shkroi Matthaus në një kolumn për Sky.

“Nëse [presidenti i Bayernit] Uli Hoeness publikisht zbulon se ai bën një përpjekje për lojtarin, atëherë në shumicën e rasteve lojtarët përfundojnë në Bavari”.

”Dhe do të ishte një transferim fantastik, pasi Sane është një nga lojtarët më të mirë në Angli. I ndërlikuar, i rrezikshëm para golit, i shpejtë, i përdorshëm në të dy krahët dhe me një të ardhme të madhe”, shkroi legjenda gjermane. /Lajmi.net/