Matri i jep fund karrierës, thotë se ka realizuar ëndrrën

Sulmuesi i njohur italian, Alessandro Matri, ka njoftuar përfundimin e karrierës.

Sport

06/05/2020 20:22

Matri kishte marrë vëmendjen për herë të parë në fillim të kësaj dekade, me paraqitjet te Cagliari, ku u transferua pastaj te Juventus.

Duke luajtur për Juventusin, Matri u bë edhe anëtar i rregullt i Kombëtares së Italisë.

Por, pas një karriere të suksesshme në futbollin italian, Matri ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 35 vjeçare, pas një kohe të kaluar jo të mirë te Brescia.

“Kur fillova karrierën, nuk mund ta imagjinoja të kisha një karrierë si kjo,  ku fitova tre tituj të Serie A”, ka thënë Matri, përcjell lajmi.net.

“Nuk mund të ankohem, por tani ka ardhur fundi i kësaj rruge”.

Matri gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Milanit./Lajmi.net/