Nis sanimi i rrugës në Prevallë, përmirësohet segmenti drejt Shtërpcës

Ka nisur sanimi i pjesës së dëmtuar të rrugës rajonale R115, në segmentin nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se punimet kanë filluar për përmirësimin e këtij aksi, i cili kishte probleme në pjesën e parë të tij. Ky segment ndodhet në një zonë turistike me…

Lajme

10/07/2026 18:48

Ka nisur sanimi i pjesës së dëmtuar të rrugës rajonale R115, në segmentin nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se punimet kanë filluar për përmirësimin e këtij aksi, i cili kishte probleme në pjesën e parë të tij.

Ky segment ndodhet në një zonë turistike me qarkullim të shtuar, ndërsa përfundimi i punimeve pritet të mundësojë lëvizje më të sigurt dhe më të lehtë për banorët, qytetarët dhe vizitorët që përdorin këtë rrugë./Lajmi.net/