Ushtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin bazik për xhenierë luftarakë

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi ka bërë të ditur për përmbylljen e një Kursi Bazik për Xhenier Luftarak, i cili ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave,…

Lajme

10/07/2026 19:10

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi ka bërë të ditur për përmbylljen e një Kursi Bazik për Xhenier Luftarak, i cili ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere.

Nga FSK, shtohet se trajnimi realizua sipas standardeve profesionale, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve.

Postimi:

Xhenierët luftarak të gatshëm për sfida

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur Kursi Bazik për Xhenier Luftarak që ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere.

Trajnimi u realizua sipas standardeve profesionale, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve.

Përfundimi me sukses i këtij kursi paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre.