Matiçani pa ujësjellës, 100 shtëpi furnizohen me ujë nga pusetat

Shumë pranë shtëpive të tyre gjendet rezervuari i Ujësjellësit, por një pjesë e banorëve të kësaj lagjeje nuk kanë ujë as për të pirë.

Lajme

24/11/2019 19:13

Në Matiçan, 100 shtëpi janë pa furnizim me ujë si pasojë e moskyçjes në rezervuarin e Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Banorët janë të detyruar  të bartin ujë në mënyra të ndryshme.

YouTube player

XhabirAvdia, banorë i kësaj lagjeje të Prishtinës tash e 17 vite thotë se nuk kanë ujë të pijshme, derisa shton se furnizohen me ujë nga pusetat që i kanë hapur vetë.

Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm banorëve po ua vështirëson jetën më shumë gjatë stinës së dimrit.

I mllefosur me situatën në të cilën gjenden, Bujar Ramadani thotë se komuna nuk po i bën zgjidhje e as nuk lajmërohet në telefonatat që ua bëjnë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit thotë se ka një muaj që me Komuna e Prishtinës janë duke punuar në projekt.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka deklaruar për lajmi.net se projekti për kyçje në rrjet të këtyre shtëpive është duke u jetësuar.

“Është e vërtetë që, rreth 100 shtëpi private në Matiçan, që janë të ndërtuara mbi kuotën e rezervuarit Mirëdita 3, nuk kanë qenë të kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit. Po bëhen gati 1 muaj që kur Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me ne janë duke punuar në projekt. Gypat janë shtri dhe sipas informacioneve nga Komuna e Prishtinës shumë shpejtë do fillojnë kyçjet individuale si dhe ka mbete furnizimi me pompa. Pra projekti është duke u jetësuar”. /Lajmi.net/