Matematika tajlandeze: Aktorja e pornografisë në kopertinat e librave shkollorë (Foto)

Fotografia e një aktoreje të filmave fotografik përfundoi në kopertinën e teksteve shkollore për shkollat e mesme në Tajlandë. 

Bota

14/09/2014 23:58

Botuesi i teksteve shkollore në Tajlandë u detyrua t’i tërheq nga tregu 3000 libra të matematikës për shkollat e mesme, kur u zbulua se në fotot e kopertinës ishte edhe një aktore e pornografisë, ka raportuar portali khaosodenglish.com, transmeton lajmi.net.

Fotografia tregon një femër të re, veshur me kostum biznesi që mbanë një dosje në dorë, por që në realitet ishte një nga fotot e skenave të një ylli të pornografisë japoneze. 

Menjëherë pasi dikush zbuloi se vajza në foto ishte një aktore pornografie, kanë reaguar institucionet arsimore, duke kërkuar që librat 2 000 prej të cilave ndodheshin në duart e nxënësve dhe 3000 të tjera në treg, të hiqeshin nga përdorimi. 

Botuesi ka kërkuar falje për këtë, duke thënë se fotoja ishte marrë nga interneti pa e ditur se për çfarë personazhi bëhej fjalë. (lajmi.net)