Mata bëhet Matic
Një tifoz kreativ i Chelseas ka gjetur një mënyrë tjetër për të përdorur fanellën e Juan Matas pas transferimit të mesfushorit spanjoll në Manchester United. Mata konfirmoi kalimin në Old Trafford me vlerë prej 37 milionë funtesh duke thyer zemrat e shumë tifozëve të Chelseas që janë kënaqur duke shikuar paraqitjet e tij në edicionet…

Sport
Një tifoz kreativ i Chelseas ka gjetur një mënyrë tjetër për të përdorur fanellën e Juan Matas pas transferimit të mesfushorit spanjoll në Manchester United.
Mata konfirmoi kalimin në Old Trafford me vlerë prej 37 milionë funtesh duke thyer zemrat e shumë tifozëve të Chelseas që janë kënaqur duke shikuar paraqitjet e tij në edicionet e fundit.
Por, duket se fanella e tij ende mund t’i hyjë në punë tifozëve të gjigantit londinez. Një përkrahës i Chelseas ka modifikuar fanellën e yllit spanjoll duke e shndërruar në atë të përforcimit të ri, të rikthyer në klub gjatë afatit kalimtar të janarit, Nemanja Matic.
Fonti i shkronjave nuk është i njëjtë, por imagjinata e tifozit pa dyshim se meriton lëvdata.