Maska që lufton aknet dhe largon shenjat e tyre

Lufton aknet dhe pastron fytyrën nga shenjat, kjo maskë natyrale është gjithçka çfarë keni kërkuar.

Lifestyle

11/01/2021 12:35

Nga ekspozimi në diellit tek kimikatet në përbërjen e kremrave tuaj, faktorë që mund të ndikojnë në lëkurën tuaj mund të jenë të shumë, shkruan “Living”.

Shumica e njerëzve që “luftojnë” me puçrrat, aknet, pikat e zeza e probleme të tjera të lëkurëz zakonisht përfundojnë duke shpenzuar shumë para në produktet e kujdesit të lëkurës, transmeton lajmi.net.

Për fat të keq, problemi me këto produkte është se ato shpesh janë të ngarkuara me kimikate të dëmshme, që jo vetëm nuk kurojnë problemin, por mund të përkaqësojnë lëkurën.

Pra nëse jeni pro, maskave natyrale dhe trajtimeve në shtëpi, nga të gjitha ato që keni lexuar deri më tani, kjo është më e mira.

Sodë buke, mjaltë dhe uthull molle!

Të gjithë përbërësit e kësaj maske janë krejtësisht natyralë dhe të dobishëm për lëkurën. Kjo maskë fytyre është e lehtë për t’u bërë dhe e lirë! Kjo pastë do të ndihmojë në heqjen e papastërtive dhe lënien e lëkurës suaj të butë e të qetë.

Ja pse funksionon:

Soda e bukës ka veti natyrore antiseptike dhe anti-inflamatore që do të ndihmojnë në heqjen e akneve. Gjithashtu ndihmon në balancimin e niveleve të pH të lëkurës, duke parandaluar shfaqjen e puçrrave të tjera.

Uthulla e mollës përmban acide hidrokside alfa që pastron lëkurën e vdekur. Është gjithashtu një antibakterial i fuqishëm që ndihmon në luftën kundër baktereve që shkakton aknet.

Mjalti  gjithashtu përmban antioksidantë të fuqishëm që mund të ndihmojnë lëkurën tuaj të rifitojë shkëlqimin e saj natyral.

Përgatitja:

Në një tas të pastër përzieni 1 lugë çaji uthull molle, 2 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji sode buke.

Mund të shtoni dhe pak ujë sa të lidhen përbërësit.

Aplikojeni maskën në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe lëreni për 5-10 minuta.

Shpëlajeni me ujë të bollshëm e mos harroni të përdorni një krem hidratant.

Përdoreni këtë maskë disa herë në javë për të ndihmuar lëkurën tuaj të rifitojë shkëlqimin e saj natyral. /Lajmi.net/