“Mashtrimi ka emër: FSHF”, Tifozat Kuq e Zi dalin me reagim për biletat e ndeshjes Shqipëri -Serbi
Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë reaguar ashpër pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) sa i përket blerjes së biletave për ndeshjen ndaj Serbisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026. Shqipëria është nikoqire e Serbisë më 7 qershor në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në ndeshjen e kualifikuesve të Grupit K për Kupën…

Sport
Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë reaguar ashpër pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) sa i përket blerjes së biletave për ndeshjen ndaj Serbisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.
Shqipëria është nikoqire e Serbisë më 7 qershor në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në ndeshjen e kualifikuesve të Grupit K për Kupën e Botës.
Megjithatë, kjo ndeshje ka krijuar shumë polemika dhe shumica po vijnë shkaku i mënyrës për blerjen e biletave.
Disa ditë më parë, FSHF njoftoi se ndarja e biletave për ndeshjen ndaj Serbisë do të përcaktohet me short, përveç atyre “tifozëve të kombëtares”, të cilëve thuhet se i kanë të garantuara biletat.
Kjo ka bërë që TKZ të reagojë fuqishëm duke e cilësuar FSHF-në si mashtruese, teksa kanë bashkangjitur edhe dy komunikime me anë të email-ave.
“Kur je pjesë e Tifozëve të Kombëtares, fiton “shortin” pa short. Kur je TKZ, të përjashtojnë në emër të “gjithëpërfshirjes”. Mashtrimi ka emër: Federata Shqiptare e Futbollit”.
“Reagimi ndaj kësaj padrejtësie nuk do mbetet një zemërim i shtypur, do jetë i ashpër dhe i pandalshëm”, thuhet në njoftimin e Tifozave Kuq e Zi.