Mascherano, futbollist me zemër luani (Video)
Javier Mascherano njihet si lider shpirtëror i Argjentinës. Mesfushori shfaqi të gjitha kualitetet e tij luftarake në duelin kundër Holandës. Por, ai e ka bërë këtë edhe me Barcelonën.

Sport
Dikujt me siguri se i kujtohet një deklaratë nga Diego Maradona i cili para Kampionatit botëror kishte thënë se “Argjentinës është Mascherano, dhe dhjetë të tjerë”.
Mesfushori i Barcelonës ishte futbollisti më i mirë i gjigantit nga Amerika e Jugut në fitoren ndaj Holandës me penallti në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.
Përveç paraqitjes së mirë në përgjithësi, në minutat e fundit të kohës së rregullt ai bllokoi një goditje nga afërsia të Arjen Robbenit që mund ta eliminonte Argjentinën.
Mirëpo, për të treguar se Mascherano është futbollist me zemër luani, ju sugjerojmë ta shihni këtë video të paraqitjeve të tij me gjigantin katalan.