Masat e qeverisë bëjnë që qytetarët t’ua mësynë parqeve që t’i shkelin ato

Qeveria e Kosovës ditëve të fundit ka nxerrë masat e reja të parandalimit dhe luftimit të pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19.

Lajme

14/07/2020 18:43

Ndër masat e reja është edhe bartja obligative e maskës, distanca fizike 2 metra dhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave në një vend qoftë shesh ose park, shkruan lajmi.net.

E pas këtyre masave, duket se qytetarët po i shfrytëzojnë parqet për ‘t’iu ikur’ kontakteve, por edhe për të mos i respektuar masat duke iu shmangur kontrollave të rrepta që po bëhen në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

Në parkun e lagjës “Taukbahqe”, lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi ku shihet numër i madh i qytetarëve të cilët nuk i respektojnë as bartjen e maskës e as distancën sociale dhe ndalimin e grumbullimit. /Lajmi.net/ 

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë: