Martinez: Largohem nga Arsenal nëse nuk kam më shumë minuta në dispozicion

Emiliano Martinez ka folur lidhur me të ardhmen e tij.

Sport

10/08/2020 18:51

Portieri i Arsenal, Emiliano Martinez, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij, duke paralajmëruar largimin e mundshëm.

Argjentinasi ka qenë spektakolar duke zëvendësuar të lënduarin Bernd Leno, duke ndihmuar Arsenalin të fitojë Kupën FA.

“Unë i kam treguar klubit se mund të luaj për ta dhe kur sezoni të rifillojë, unë kam nevojë për më shumë ndeshje”, ka thënë portieri Martinez, transmeton lajmi.net.

“Kjo është mënyra e vetme që të qëndroj tek Arsenal. Synimiim është të konsolidohem në skuadër dhe të jem numri 1 tek Argjentina”, ishin fjalët e portierit.

Martinez depërtonte në skuadrën e parë të Arsenal në vitin 2012, por më pas luante si i huazuar në skuadra të ndryshme. /Lajmi.net/