Martinez: Do ishim kualifikuar nëse nuk do bënim gabime në pjesën e parë
Sulmuesi i Portos, Jackson Martinez është shprehur i zhgënjyer me eliminimin nga Bayerni, duke thënë se skuadrës së tij i kanë kushtuar gabimet që ka bërë në pjesën e parë.
Sport
Martinez ka thënë se Porto ka bërë shumë gabime në pjesën e parë që i kanë kushtuar skuadrës së tij me eliminimin nga Bayerni.
“Ne e kemi ditur se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne”, tha Martinez menjëherë pas takimit.
“Sidoqoftë, ne kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ne kemi treguar se nëse nuk do bënim ato gabime, atëherë do të luftonim për kualifikim”, përfundoi Martinez.